Nexhmedin Spahiu merr mbështetje të fuqishme nga Jahja Koka

Një mbështetje e fortë i ka ardhur profesorit dhe analistit, Nexhmedin Spahiu, nga deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, përcjell Periskopi.

Kokaj i VV-së, i ka dedikuar një shkrim të gjatë proferor Nexhit, duke e ngritur lartë personalitetin e këtij të fundit.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të Kokajt, të cilën e shpërndau edhe Spahiu dhe e falenderoi për konsideratën.

Disa fjalë për personalitetin shkencor dhe politik të Prof. Dr. Nexhmedin Spahiut
Çdo mësues është i lumtur të japë komente për studentët e tij të shkëlqyer.
Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu ishte student i matematikës kur unë jepja mësim në departamentin e tij. Gjeneratave edhe para tij ku ishin edhe Dr.Marjan Demaj dhe Dr.Ramadan Zejnullahu iu pata dhene mësim. Kështu që unë pata rastin ta njoh Nexhmedinin si student ekselent në vitet ’80.
Shumë vite më vonë në vitet ’90, kur isha profesor në Pittsburgh, SHBA, erdha në Tiranë për të mbajtur leksione, të organizuara nga Prof. Rexhep Meidani, me vone president i Shqiperise. Ky i fundit më tha se një talent nga Kosova që kishte studiuar për studime pasuniversitare në Zagreb, e kishte zgjedhur si Docent, në Departamentin e Matematikës, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë. Ishte një surprizë e këndshme kur u takova me Docent Nexhmedinin dhe biseduam si miq të vjetër.
Miku im Rexhepi dhe prof.dr. Dritan Spahiu më thanë se Nexhmedini, përveçse një matematikan i shkëlqyer para studentëve të Tiranës, shkruan artikuj politik për gazetat më eminente të asaj kohe në Tiranë. Për këtë pata rastin të takoj Sabri Godon, një figurë e njohur politike patriotike në Tiranë dhe kryetar i Partisë Republikane . Më tha se shkrimet politike të Docent Nexhmedinit janë në krye të shkrimeve më të mencura të demikracisë së atëhershme në Shqipëri.
Shkenca politike dhe praktika ka treguar se shumë politikanë dhe diplomatë të famshëm kanë bazat e tyre arsimore në shkencat e ekzakte matematikore-natyrore. Benjamin Fraklin (diplomati më i famshëm i të gjitha kohërave, i cili përfaqësoi SHBA-në në Francë ishte edhe zbuluesi i refepritesit, d.m.th. një fizikan, J. Carter, nobelist dhe presidenti i SHBA-së ishte një fizikan bërthamor, Merkel, Sollana, por edhe Rexhep Mejdani ishin fizikantë, të fizikës matematiko-teorike.
Ky fenomen në dukje paradoksale ka një bazë shkencore: pjesa kognitive e trurit të njeriut, me mësime në algjebër, ekuacione diferenciale, hapësira abstrakte, pra me mësime matematikore shkencore, zhvillon kapacitete të jashtzakoneshme të trurit për analiza politike. Kuptohet që kapaciteteve në fjalë duhet t’i shtohen njohuritë dhe teoritë politike, socio-ekonomike.
Prof.dr.Nexhmedin Spahiu, krahas doktoraturës (Doktor i Filozofisë) në matematikë, ka edhe kualifikime shtesë diplome në studimet pasuniversitare në fushën e politikës, ku ka perfeksionuar metodologjitë e fushës në fjalë. Ai dha mësim si profesor në Universitetin e Hamburgut në Gjermani, ne lemine e shkencave politike. Ka botuar dhjetëra libra dhe qindra artikuj në fushën e shkencave politike. Jam dakord me mendimin e prolitikanit S. Godo se profesor Spahiu është një njeri me aftësitë më të larta shkencore politike në territoret shqiptare. Dekada të jetës së tij ia ka kushtuar ekskluzivisht studimeve dhe aktiviteteve politike. Është kënaqësi dhe privilegj që Prof.Dr.Nrxhmedin Spahiu dikur ka qenë student, por tani miku dhe kolegu im.
Prof. Dr. Jahja Kokaj

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *