Shkoi me mërgimtarin në motel, ia vodhi krejt çka kishte dhe iku – pas një viti kapet 25-vjeçarja

Grabitjet e vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare janë bërë një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës, që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Një rast i tillë, por jo fort i zakontë kishte ndodhur në një motel në prill të vitit të kaluar dhe tek tash është arrestuar personi i dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

E dyshuara 25-vjeçare që dyshohet se ia kishte vjedhur paratë dhe gjësendet me vlerë mërgimtarit me të cilin kishte qëndruar në një motel në Fushë Kosovë, tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.Haxha, e cila është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, por nuk është deklaruar fare lidhur me rastin, duke u mbrojtur në heshtje.

Ndaj saj janë ngritur dyshimet se në prill të vitit 2023, në motelin ‘Diamonds’, ia kishte vjedhur viktimës stolitë që kapnin vlerën e rreth 20 mijë eurove, paratë, telefonin e të gjitha dokumentet.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka arritur të sigurojë edhe prova, që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarës në rast.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *