10-vjeçari kërcënohet nga bashkëmoshatarët e tij pasi s’pranoi të vidhte, tash një muaj s’del nga shtëpia

10 vjeçari F.GJ, nxënës i klasës së dytë në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, ka më shumë se një muaj që nuk po i vijon mësimet. Ai thotë se u rrah e u kërcënua nga disa persona të panjohur.

I mituri nuk pranoi të bëhej pjesë e një vjedhjeje andaj sipas nënës së tij kjo është arsyeja përse djali i saj u rrah disa herë.

“E kanë thirr disa persona me vjedh në këtë marketin afër ky iu ka thënë nuk guxoj se më bërtet mami, edhe është largua, për disa ditë rresht e kanë përndjek te shkolla e kanë rreth më ka ardhur djali I përgjakur disa herë, e kanë godit me shishe të xhamit, pe njekin me thika, kur e kam parë ashtu më ka rënë të fikët…”, deklaroi Zylhaje Gjenani, nëna e F.Gj, për ATV.

Përveç frikës që ndjen sa herë që del nga shtëpia, djaloshi druan se do të mbesë mbrapa edhe në mësime.

Por, nga drejtoria e shkollës premtojnë se pavarësisht mungesave, 10-vjeçari nuk do të largohet nga regjistri i nxënësve, derisa organet kompetente ta zbardhin rastin. Ndërkohë për rastin është e informuar edhe Policia dhe hetimet tashmë kanë filluar.

“Ju njoftojmë se informata është duke u trajtuar në koordinim me Qendrën për punë sociale. Marrë parasysh se personat e përfshirë janë të mitur dhe ende jemi në fazën fillestare të hetimit, aktualisht nuk mundemi që me ju të ndajnë më shumë detaje”, njoftoi Policia e Kosovës.

Siç kupton ATV-ja, disa nga të miturit të cilët sulmuan F. Gj vijojnë mësimet në të njëjtën shkollë me 10-vjeçarin.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *