10-vjeçari kërcënohet nga bashkëmoshatarët e tij pasi s’pranoi të vidhte, tash një muaj s’del nga shtëpia

10 vjeçari F.GJ, nxënës i klasës së dytë në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, ka më shumë se një muaj që nuk po i vijon mësimet.

Ai thotë se u rrah e u kërcënua nga disa persona të panjohur.
I mituri nuk pranoi të bëhej pjesë e një vjedhjeje andaj sipas nënës së tij kjo është arsyeja përse djali i saj u rrah disa herë.

“E kanë thirr disa persona me vjedh në këtë marketin afër ky iu ka thënë nuk guxoj se më bërtet mami, edhe është largua, për disa ditë rresht e kanë përndjek te shkolla e kanë rreth më ka ardhur djali I përgjakur disa herë, e kanë godit me shishe të xhamit, pe njekin me thika, kur e kam parë ashtu më ka rënë të fikët…”, deklaroi Zylhaje Gjenani, nëna e F.Gj, për ATV.
Përveç frikës që ndjen sa herë që del nga shtëpia, djaloshi druan se do të mbesë mbrapa edhe në mësime.

Por, nga drejtoria e shkollës premtojnë se pavarësisht mungesave, 10-vjeçari nuk do të largohet nga regjistri i nxënësve, derisa organet kompetente ta zbardhin rastin.
Ndërkohë për rastin është e informuar edhe Policia dhe hetimet tashmë kanë filluar.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *