Shqipëria prodhon më shumë energji elektrike/ INSTAT: Rriten me 34 përqind eksportet, bien importet

Prodhimi i energjisë elektrike në vend ka pësuar një rritje të fortë gjatë vitit që lamë pas duke u transformuar në një eksportues neto.Sipas Bilancit të energjisë të publikuar nga INSTAT diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë, në vitin 2023, ka arritur vlerën pozitive prej 920 Gwh.Ndërkohë që në vitin 2022, shkëmbimi i energjisë elektrike kishte nje vlerë negative.

Të dhënat e Instat tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike, në vitin 2023, arriti vlerën 8.796 Gwh nga 7.003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6 %.Sasinë kryesore të energjisë elektrike e prodhuan hidrocentalet publike në mbi 58 % më pas renditen hidrocentralet private dhe nga të tjerë prodhues Fotovoltaik.

Përmirësimi i situatës energjitike në vend ka ndikuar në rritjen e eksportit të energjisë.Shqipëria ka shitur rreth 34% më shumë energji krahasuar më një vit më parë.

Duke plotësuar nevojat në vend Kesh ka blerë më pak energji dhe në bazë të dhënave zyrtare të INSTAT importi bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 1.922 Gwh duke shënuar kështu një rënie me 36,9 %.

Niveli i ujit në Fierzë pothuajse gjatë gjithë vitit ka qenë mbi mesataren vjetore. Në dhjetor të vitit 2023 niveli i ujit në liqenin e Fierzës rezulton 284,5 metër ose 7 metra mbi mesataren historike.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumatorët jo familjarë që në këtë rast janë kryesisht bizneset dhe institucionet kanë ulur konsumin e energjisë fakt ky qe lidhet me instalimet e fotovolatikëve për vetëprodhim të energjisë.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *