Alfred Dibrani, një sipërmarrës nga Kosova ka marrë përsipër që të tre familjet e policëve të rëmbyer nga forcat serbe t’ju vijë në ndihmë me një kontribut financiar. Në një intervistë për “ABC e mëngjesit”, sipërmarrësi që jeton në Gjermani tha se ndodhej rastësisht në Kosovë ditën kur ndodhi ngjarja.
Sipërmarrësi ka ofruar një shumë prej 500 eurosh për secilën familje. Më pas ai shkoi edhe vetë personalisht për të takuar familjarët e tyre. Gjatë intervistës për ABC News, ai tregoi se njëri nga policët kishte qenë i sëmurë por pavarësisht familjarëve për të qëndruar në shtëpi, ai kishte shkuar në punë.
“Rastësisht më ndodhi që të ndodhem në Kosovë atë ditë dhe me të vërtetë ato pamje që i shfaqën serbët ishin të tmerrshme.
Pas këtij rasti në rrjete sociale filloi një fushatë pse këta policë nuk kanë reaguar ende pa e ditur se çfarë kishte ndodhur atje dhe kjo më bëri të ndihem më shumë keq dhe të mendoj që të të paktën moralisht t’i përkrah policët e tjerë që gjenden atje. Ne e dimë se me çfarë përballet policia në Mitrovicë. Fati ishte që këta policë i kishte rrëmbyer xhandarmëria serbe.