Nëna e djalit të vr arë shpërthen në lot gjatë seancës: Ma ke vr a djalin për bukë t’gojës, veç në vdeksha se…

Nëna e të miturit të vrarë, A.M., Selvete Muja ka thënë se djali i saj ende e ka të vendosur lulen në bankën e shkollës.

“Shko në shkollë, e ke hala bankën me lule… Qysh i doket ktijna m’ja vra djalin për bukë të gojës”, ka thënë e dëmtuara Muja që i ishin vrarë djali 15-vjeçar dhe burri në shkurt të 2022-ës.

Këto deklarata Muja i ka dhënë të premten në Gjykatën e Apelit ku është mbajtur seanca përmes të cilës palët në procedurë kanë paraqitur pretendimet e tyre lidhur me çështje kur Xhafer dhe Amir Bardhi po akuzohen për vrasjen e babë e bir, B.M dhe A.M.

Gjykatës Themelore në Prishtinë në tetor 2023 kishte dënuar me burgim të përjetshëm Xhafer Bardhin kurse djalin e tij, Amir Bardhin e kishte liruar nga akuza. Aty kishte konstatuar se pa mëdyshje është vërtetuar se pas mosmarrëveshjes pronësore lidhur me prerjen e malit i akuzuari Xhafer Bardhi e ka privuar nga jeta A.M dhe pas plagëve kishte vdekur edhe B.M në QKUK. Pas shpalljes së aktgjykimi kishte pasur reagime nga pala e dëmtuar.

Derisa i rridhnin lotët, e dëmtuara ka thënë se do të marrë hakun për vrasjen e djalit dhe burrit të saj në mal.

“Veç në deksha se t’úa kam ba ma zi se që ma kanë bo… Ma ka marr djalin prej gjini, prej fëmijën…”., tha Muja.

Ndërkaq i akuzuari Xhafer Bardhi nuk pati asnjë fjalë në lidhje më këtë, kurse në seancë nuk prezantoi as i akuzuari tjetër, Amir Bardhi.

Ndaj vendimit të Themelores, ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë duke propozuar që vendimi ndaj Xhafer Bardhi të aprovohet ndërkaq duke propozuar që edhe i akuzuari Amir Bardhi të shpallet fajtor.

Tutje, përfaqësuesi i palë së dëmtuar, avokati Ndrec Dodaj tha se përmes një shkrese sepse si palë nuk i lejohet ankesa ka kërkuar që edhe i akuzuari Amir Bardhi të dënohet dhe atë në drejtim të veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes” para dhe pas vrasjes.

Ndërkaq mbrojtësi i të akuzuarit Xhafer Bardhi, avokati Haaxhi Millaku i propozoi Apelit që çështja të kthehet në rigjykim me arsyetimin se ka munguar dashja në këtë rast dhe se rikonstruimi i vendit të ngjarjes e ka ndriçuar çështjen më së miri.

Kurse mbrojtësi i Amir Bardhi, avokati Agron Hoti i propozoi Apelit që aktgjykimi lirues ndaj klientit të tij të vërtetohet pasi që nuk është vërtetuar se Amir Bardhi ka kryer veprime inkimuinuese në këtë rast.

Ndryshe “Betimi për Drejtësi”, me 27 janar 2024 kishte publikuar arsyetimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me lirimi nga akuza për Amir Bardhi dhe dënimin me burgim të përjetshëm për Xhafer Bardhin.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 28 shkurt 2022, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të pandehurit Xhafer Bardhi dhe Amir Bardhi, ngarkoheshin se më 5 prill 2021 në vendin e quajtur “Zabel” në pyllin e fshatit Gradicë, për shkak të një mosmarrëveshje pronësore rreth së drejtës së shfrytëzimit të malit, me dashje të pandehurit Bardhi në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta të miturin- tani të ndjerin A.M 15-vjeçar dhe prindin e tij B.M.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *