Mimoza Rexha çanta e zezë e Anila Denajt në Ministrinë e Bujqësisë, dera e korrupsionit që të mbaron punë, futet në rreth pas marrjes të pandehur të Arian Krajës

Janë njohur që kur punonin në ProCredit Bank, e denoncuar për publikimin e të dhënave të klientëve në Prishtinë dhe Tiranë.

E njohur si ‘lavatriçja’, Denaj vinte edhe nga bankat offshore të Ekuadorit, Bolivisë, Salvadorit e Mozambikut.

Në vitin 2014, dy shoqet Anila Denaj dhe Mimoza Rexha u zhvendosën nga sektori bankar në sektorin publik.

Ku ishte Anila gjendej Mimoza, ku gjendej Mimoza ishte Anila. Punët e para i finalizuan gjatë viteve 2014-2017 në Ministrinë e Financave, Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë dhe INSIG sha dhe sidomos në AKEP, organe në të cilat Denaj ka mbajtur pozicione kyçe.

Në shtator 2018, Anila Denaj u emërua në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një nga institucionet më të korruptuar deri në çmenduri të shtetit shqiptar, objekt i disa auditimeve nga KLSH, i hetimeve nga Prokuroria dhe arrestimeve.

Mimoza Rexha u kthye në fije lidhëse të mafies së ilaçeve dhe Anila Denajt. Nga shtatori deri në dhjetor 2018 është zbatuar një nga skemat më të frikshme të mashtrimit dhe vjedhjes me rimbursimet fiktive në emër të të gjallëve dhe të vdekurve.

Anila Denaj në skenë dhe ‘çanta’ saj në prapaskenë, i dhanë një dorë edhe Ogerta Manastirliut në aferën e sterilizimit, ku rritën koston përmes disa marifeteve që po hetohen nga SPAK-u.

Në dhjetor të vitit 2018, Denaj emërohet si ministre e Financave dhe Ekonomisë. Mimoza Rexha u kthye në derën kryesore për të hyrë te Anila Denaj për plaçkitjen e pasurive publike përmes privatizimeve korruptive.

Anila Denaj, e cila posedon një pasuri me vlerë miliona euro, nisi të finalizonte grabitjen e pronave edhe të pronave të ushtrisë që kishin piketuar dhe përgatitur Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Arben Ahmetaj.

Nëse Ridvan Bode e nisi historinë e privatizimit korruptiv të pasurive publike, Anila Denaj e ka kulmuar këtë histori korrupsioni.

Në këmbim të faljes së pasurive publike, Anila Denaj dyshohet ka marrë në formë ryshfeti vila, aksione dhe favore të tjera, nga biznesmenët që kanë përfituar pronat publike.

Disa nga këto dosje po hetohen nga SPAK, ku më e rrezikuara është Olta Xhaçka.

Anila Denajt iu bashkua edhe ‘ustai i vjetër’ Arian Kraja si sekretar i Përgjithshëm. Më herët, Kraja ishte sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kraja është marrë i pandehur nga SPAK disa ditë më parë për disa afera me tendera në Ministrinë e Shëndetësisë.

Prapaskena ka raportuar më herët se Arian Kraja është një personazh kyç në dosjen e grabitjes së bazës së Sarandës nga Artan Dulaku, me ndihmën e Olta Xhaçkës dhe Anila Denajt.

Arian Kraja ka qenë ortak me Tan Dulakun. Ky i fundit i ka kaluar Krajës qindra mijëra euro. Në këmbim, dyshohet se Kraja ka ndikuar për të kopsitur dosjen e grabitjes së bazës së Sarandës nga Dulaku, kur Kraja ishte sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe më pas të Financave.

Në maj 2019, në Ministrinë e Financave u krijua një treshe e frikshme: Arjan Kraja, Anila Denaj dhe çanta e Denajt, Mimoza Rexha.

Aferat korruptive konsistojnë që nga privatizimet, koncensionet, gropa në tatime dhe dogana, skemat e rimbursimit të TVSH-së etj.

Në shtator 2023, Anila Denaj u emërua në postin e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Disa ditë pasi Denaj mori detyrën, në korridoret e Ministrisë së Drejtësisë u shfaq çanta-seksere Mimoza Rexha.

I gjithë karteli klientelist që përfiton para nga bujqësia, iu desh të krijonte fijet e reja lidhëse pas shkarkimit të Frida Krifcëa, emri të cilës tashmë lidhet me skandalin e vjedhjes së fondeve IPARD.

Sot, kush kërkon të mbarojë ndonjë punë në Ministrinë e Bujqësisë, duhet të ‘votojë’ tek Mimoza Rexha, thesi i korrupsionit të Anila Denajt.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *