‘Im bijë e preu vetë biletën e vdekjes…’ Humbi vajzën në aksidentin tragjik, fjalët e kësaj nëne të vrasin në shpirt

Një vit pas tragjedisë hekurudhore me 57 viktima në Greqi, nëna e 20-vjeçares shqiptare mes, lotësh thotë se vajza e saj Klaudia ditën e tragjedisë “bleu biletën e vdekjes”.

Nëna e Kaludias, Alma Lata kërkon drejtësi për vdekjen e padrejtë të vajzës së saj dhe 56 studentëve të tjerë që vdiqën tragjikisht një vit më parë kur dy trenat u përplasën në Tempi të Greqisë.

Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri. “Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë.

Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi… Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri”, tha Lata.

Klaudia Lata është një nga 57 të viktimat që humbën jetën në aksidentin hekurudhor. Ajo ishte studente e shkëlqyer, në fakultetin e Mjekësisë të Shkollës Ushtarake të Trupave të Oficerëve.

Pas tragjedisë së përplasjes së trenave që shkaktoi vdekjen e 57 personave në Greqi, komisioni i posaçëm hetimor nisi punën me analizën e shkaqeve që sollën tragjedinë në Tempi Shefi i stacionit hekurudhor të Larisës Vassilis Samaras, është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Megjithatë familjarët e viktimave insitojnë se autoritete po tentojnë të hedhin hije mbi hetimet, duke mbrojtur shkaktarët kryesorë të tragjedisë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *