“Ne ate shtepi ka nje sekret qe asnje nuk po e thote” Karamuco ben deklaraten e forte: Po të ishte e planifikuar, djali..

Pëllumb Meta 50 vjeç u vra nga djali i tij i madh, me planifikimin edhe të dy fëmijëve të tjerë dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.

Blerina Meta, gruaja e Pëllumb Metës, deklaroi në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania se shkak i ngjarjes është bërë dhuna e vazhdueshme fizike dhe psikologjike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj dhe fëmijëve.

Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço ngjarja lidhet me arsye përtej atyre që kanë pohuar gruaja dhe fëmijët që kanë pranuar vrasjen e babait.

Sipas tij, në familjen e Pëllumb Metës fshihet një sekret i madh, një gjë shumë e rëndë, që nuk ka lidhje me asnjë nga versionet e dhëna nga gruaja dhe fëmijët e viktimës.

“Gjurmët e gishtave të gjendura në pistoletë zbuluan djalin si autor të krimit dhe sot ajo dosje është kopsitur. E vetmja gjë që nuk është kopsitur është motivi i vërtetë. Në atë shtëpi ka një sekret që ende nuk është thënë nga askush, njëri thotë donte të më fejonte, tjetri thotë bëra fjalë, i bie të vrasim treçerekun e baballarëve. Është një gjë shumë e rëndë që ka shkuar deri aty, që t’i marrësh pistoletën babait që ishte në gjumë, ta zgjosh nga gjumi dhe ta qëllosh 4 herë, shumë agresive, shpagimi, nervozizmi. Po të ishte e planifikuar, djali ka ikur nga banesa, me idenë që çfarë do bëj tani, është kontaktuar nga ata brenda banesës, del nga tabulatet telefonike, që të mbarojnë atë që kanë nisur, kjo ngjarje nuk do shkoj në polici. Heqja e rrobave është bërë për të fshehur gjurmët”, tha eksperti.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *