Pasi u zgjodh nxënësja më e mirë në botë, Altina Salihu iu drejtohet krerëve të shtetit: Ju lutem më bëni t’i refuzoj ofertat nga universitetet e shquara botërore.
Altina Salihu, talentja kosovare që arriti majat e suksesit u zgjedh nxënësja më e sukseshme në botë, për moshat 16-17 vjeçare.
Si rrjedhojë nxënëses nga fshati Burojë e Skënderajt, po i ofrohen bursa nga Universitetet Botërore. Por Salihu dëshirën e saj për të vazhduar kontributin e saj në Kosovë e ka shprehur hapur duke u bërë një thirrje edhe krerëve shtetërorë.