“Vëllai im” – Khabibi poston foto me Ilir Latifin dhe e shoqëron me flamurin shqiptar

Luftëtari legjendar i MMA-së, Khabib Nurmagomedov, ka postuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në Instagram përkrah luftëtarit shqiptar Ilir Latifi.

Me mbishkrimin “Vëllai im” e ka shoqëruar Nurmagomedov foton e postuar, ndërsa poshtë emrit e ka vendosur edhe flamurin shqiptar.

Dyshja në fjalë tashmë dihet se janë dy miq të ngushtë dhe asnjëherë nuk ngurrojnë të urojnë njëri-tjetrin për sukseset që korrin.Mbahet mend ngjarja e vitit 2018 kur Conor McGregor kishte sulmuar autobusin ku prezent kishin qenë Nurmagomedov dhe Latifi, ndërsa pas atij incidenti Khabib kishte deklaruar se Latifi e kishte parandaluar atë që situata të mos eskalonte.

Kujtojmë se meçi i fundit i Nurmagomedov ka qenë ai ndaj Justin Gaethje në tetor të vitit 2020, aty ku rusi kishte triumfuar.

Në anën tjetër, meçi i fundit i luftëtarit shqiptar Ilir Latifi daton në maj të vitit të kaluar, aty ku kishte pësuar humbje ndaj brazilianit Rodrigo Nascimento./Telegrafi/

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *