Qeveria Rama miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, i cili përfshin disa rregulla strikte për të gjitha kompanitë të cilat që do të përfshihen në këtë sektor. Përveç ngritjes së Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, projektligji parashikohen edhe kushtet e dhënies së licencës dhe lejeve për subjektet e interesuara.
Licenca për aktivitetin e kultivimit jepet vetëm në sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera dhe nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë, por jo më e madhe se 10 hektarë. Licenca do të jetë për një periudhë 15-vjeçare.
KRITER I PARË, kompania duhet të ketë eksperiencë 3-vjeçare në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bimës së kanabisit. Subjekti duhet të jetë i pajisur me certifikatë të prodhimit lëshuar nga Agjencia Europiane e Barnave, Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat. Gjithashtu, kompania duhet të ketë një kapital jo më të vogël se 100 milionë Lekë.
Por për t’u pajisur me licencë, subjekti, administratori, anëtarët e organeve drejtuese, ortakët apo aksionarët nuk duhet të jenë në ndjekje penale apo në gjykim. Në raste shkelje të kushteve të licencës, kompania do të gjobitet me 500 mijë Lekë deri në 5 milionë Lekë si dhe ndalimi i veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet.