Numri “uno” i italishtes vjen nga “unë” e shqipes, historiania e gjuhës: Po bëhemi qesharakë!

Historiania e gjuhës Mimoza Kore foli në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe historinë e emrit shqiptar! Zonja Kore tha se gjuhësia është një shkencë, ndaj jo çdo kush, mund të flasë apo merret si referencë, për atë çfarë thotë për gjuhën shqipe, historinë e saj apo lashtësinë. Ndaj zonja Kore, bëri thirrje që në media të mos u jepet hapësirë cdo kujt që nuk ka kualifikimin e duhur, për të folur për shqipen. Në studion e Shqip, ajo veçoi një rast të një piktori, që ngrinte tezën se numri “uno” i italishtes vjen nga fjala “unë” e shqipes.

“Në botë janë me gishta ata që merren me etimologjinë sepse duhet të dinë shumë gjuhë të huaja, të dinë rregullat e brendshme të shqipes, si ka ndryshuar ajo në shekuj. Pra është një problem shumë i vështirë dhe kërkon një përgatitje të veçantë. Jemi bërë shpesh objekt i videove nga të huajt.

Duhet të bëjnë shumë kujdes gazetarët, moderatorët e emisioneve. Duhet të nisë nga ata edukimi për gjuhën. Po ju tregoj një rast. E hapa rastësisht televizorin dhe pashë njërin në një studio, ishte piktor, kishte dhe njerëz që e dëgjonin dhe po thoshte: “Unë kam dhe një pasion tjetër përveç pikturës. Kam kuptuar që kur kam qenë në Itali, se numri “uno” i italishtes vjen nga “unë” e shqipes.

Dhe përemri vetor “unë” është i pari këtu edhe “uno”, i pari atje.” Gjithë salla duartrokiti, moderatori i thoshte bravo të qoftë. Në sallë kishte njerëz të moshuar, por të gjithë shqiptarët e dinë që ne kemi thënë “u” jo “unë”. Nuk kishte “unë” më parë, u shtua sipas lakimit. Nuk mund të kapërcehen kështu, një pjesë ligjërate, të vejë për një pjesë tjetër ligjërate. Kur ia dhamë këtë “uno-unë” italishtes ne? Ne e kishim “u”. Moderatorët duhet të bëjnë shumë kujdes me këta kur i ftojnë.

Edhe në Greqi ka personazhe të tilla. Por në televizione serioze nuk i merr askush. Kanë televizionin e tyre, llafosen aty me njëri-tjetrin edhe kaq”, u shpreh historiania e gjuhës në DritareTV./L.F-dritare. net

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *