o makinë është unike në llojin e saj. Është bashkimi i dy makinave në një, krijuar nga Ermal Isufi.
“Ka qenë 4×4 dhe e kemi kthyer 6×6. Një vit që e kam studiuar dhe 4 muaj për ta ndërtuar… Pashë një video, është një kompani që prodhon në Amerikë dhe e bëra dhe unë një…Pak detaje atyre, pak e studiova dhe arrita ta bëj.
Është e rregullt me letra, dal jashtë Shqipërisë. Kjo është më shumë makinë për qejf. Është bërë nga A-Zh çdo gjë vetë”, tregon Ermal Isufi, inxhinier.
Një makinë e tillë nuk ka se si të mos tërheqë vëmendjen, as të policisë të cilët shpesh herë i kërkojnë dokumentacionin. Ky krijim i tij ka rënë në syrin e kompanive të huaja te cilat i kane bere oferta joshese Ermalit por ai e ka nje pergjigje te prere.
“Kjo ka një vlerë 150-170 mijë euro. Kanë ardhur 4 zviceranë, më kanë ofruar ofertë atje, por nuk më kanë interesuar, bashkëpunim të prodhojmë. Dua ta ndërtojmë çdo gjë këtu, ikën njëri, ikën tjetri, kush do ngelë”, tregon Ermali.