Fadil Hasa jetoi një jetë të vështirë, por humori që na solli kurrë nuk harrohet

Kush nuk e mban mend e nuk qesh edhe me vete, sa herë kujton “kripë, kripë, kripë… sheqer, sheqer, sheqer!”. Falë interpretimit e talentit spikatës të aktorit Fadil Hasa, humori shqiptar ka rrënjosur në breza një sërë personazhesh, apo fragmente nga skeçet e komeditë nga më të dashurat për popullin.

Ndër emrat që vulosën humorin shqiptar, Fadil Hasa mbetet pa dyshim, një figurë dhe personalitet unik, i papërsëritshëm.

Fadil Hasa u lind në Krujë, më 8 prill 1940. Ka kryer gjimnazin “29 Nëntori” në qytetin e Shkodrës. Ai u aktivizua dhe u bë i njohur si aktor, me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietesë qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970) ku edhe punonte.

Talenti dhe karakteristikat dalluese si një aktor komik, përkushtimi dhe mprehtësia e prurjes të tipave dhe karaktereve, bënë që ai të thirrej si aktor profesionist në Estraden e Durrësit, nga viti 1970 deri në vitin 1993, kohë kur edhe do të dilte në pension.

Ai pasuron galerinë e tij me role dhe tipa, personazhe dhe karaktere, të cilat rrëmbyen adhurimin e artdashëve për të mbetur në kujtesën e gjeneratave.
Veprimtarinë e tij interpretuese e shohim teksa shkëlqen me rolet në komedi, skeçe, parodi e pantomimë, dialogje dhe forma të tjera të shkurtra të estradës. Mbeten emblematike për shikuesit dhe admiruesit e tij të shumtë interpretimet, si: Latifi te “Sheqer-sheqer”, Rrema tek “Or, ti ikëshillit”, Hamdiu te “Mysafiri i paftuar”, Qyli (monolog) etj.

Fadil Hasa, repertorin e tij si artist e pasuron edhe me rolet në kinema, ku mund të përmendim,“Zëvendësi i grave” (1987), “Trapi i vjeter” dhe “Lutje dashurie” më 2005, për të shkëlqyer në rolin e tij kryesor te “Mao Ce Dun”, më 2007 dhe “Kronikë provinciale” më 2009.

E veçanta e tij është loja me “seriozitetin” e shtirur të personazheve, duke nxjerrë në pah budallallëkun, naivitetin, dobësi dhe mangësi të caktuara nga karakteri. Këto falë shumë befasimeve të këndshme humoristike, që ai përdori, si dhe ndjenjës së lartë të ritmit apo përdorimit të frytshëm të kontrapunkteve.
Kishte një veprim dinamik në skenë. Ishte spontan, origjinal dhe i shpenguar. Spikaste për një përshtatje të mirë aktoriale në përjetimin e situatave ku gjenden personazhet. Rëndom, me karakterizime të imëta e me shije në mënyrën e të folurit, në gjeste e mimikë, ai ka ravijëzuar me një përsosmëri të admirueshme tipa të shumtë nga shtresat të ndryshme sociale, si: bujq, punëtorë krahu, familjarë, prind.

Ka sjellë në skenë me aq mjeshtëri dhe origjinalitet, herë të mençurin e herë budallain, herë të ngathtin e herë atë që “nuk ia ha qeni shkopin”. Të gjitha këto, duke ruajtur me natyrshmëri sensin e masës.

Kjo është shfaqur si një cilësi e vyer e aktrimit të tij në aplikimin sa më të dobishëm të formave sarkastike; të farsës, të burleskës, të ekzagjerimeve, të karikaturizmit, deri të “budallallepsjes” së qëllimtë të sjelljes së personazhit, etj..

Udha e tij në rrugën e aktorit ishte e gjatë, e suksesshme dhe frytdhënëse, nëse mund të quhet dhe të njihet edhe sot si fryt duartrokitja frenetike, admirimi i artdashësve.

Jetoi një jetë modeste me shumë vështirësi si shumë personalitete, të cilët i bënë nder dhe e pasuruan artin dhe traditën e artit komik duke mos kërkuar asgjë në këmbim, as ndere as lëvdata, as kemare as llamburitje televizive. Ai ishte çfarë ne e tashmë e njohim dhe iku siç secili nga ne e ndjen në shpirt këtë ikje, transmeton ‘konica.al’.

Fadil Hasa mbetet njeriu modest i pretendimeve modeste, i cili arriti të linte gjurmë kujtese dhe një emër të përhershëm në komedi dhe jo vetëm. Ai do të jetojë në ëndjen tonë për të qeshur, për të qeshur me gjithë shpirt.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *