Arrestimi për shfrytëzimin e nipit/ Sherri i Natashas me nusen Eglantina nisi 6 vite më parë

Natasha Rombula, 67-vjeçe, është arrestuar pasi shfrytëzonte në TikTok nipin 10-vjeçar bashkë me babain e tij.

67-vjeçarja dhe djali i saj, Armando Kumaraku shfrytëzonin 10-vjeçarin dhe e detyronin të përdorte fjalor banal në videot e publikuara prej tyre në rrjetin social TikTok. Por 67-vjeçarja dhe djali i saj, nuk janë të panjohur për publikun shqiptar pasi historia e tyre për kujdestarinë e 10-vjeçarit është trajtuar në një emision televiziv në vitin 2017.

Asokohe Natasha dhe nusja e saj Eglantina debatuan live në emision për martësën e shkëputur me Armandon dhe kujdestarinë e djalit të Eglantinës.

Natasha e akuzonte nusen se nuk dinte të rriste djalin dhe se donte të punonte, ndërsa Eglantina kërkonte djalin e saj dhe akuzonte vjehrrën se po i largonte fëmijën duke i thënë se e kishte nënën kuçedër.

“Unë nuk ia lë se ajo është e papërgjegjshme. Vetë mamaja e Eglës më ka thënë se nuk ka besim tek ajo as për të larë e për të shpërlarë, për të hekurosur, si mund të kem unë besim për t’i lënë nipin tim? “Ti je e tmerrshme, je e sëmurë. Je një teatrin e Hollyëood. Nënat nuk janë si ty që shikojnë qejfin e tyre dhe harrojnë fëmijën, që s’i japin qumështin fëmijës”, shprehej e revoltuar Natasha.

Ndërkohë Eglantina e akuzonte vjehrrën si shkaktare për gjithë këtë situatë. Ajo thoshte se e ka respektuar Natashën, madje ka marrë edhe kredi për të.

“Po të them për herë të fundit: Ti je shkaktarja kryesore që unë jam këtu sot. Mua më vjen keq se ne të dyja kemi qenë si shoqe dhe nuk më erdhi aspak mirë që mohove faktin që kam marrë kredi për ty zonjë e nderuar. Unë nuk mund të bëj më shoë siç bën babai i djalit. Unë kam qenë 9 muaj me leje lindje në Sarandë. Unë i kam marrë ato dy kredi pasi jam njohur me Armandon, në qytetin e Sarandës”.

Debati i tyre në emision nuk u zgjidh dhe çështja i kaloi Gjykatës së Gjirokastrës e cila vendosi përfundimisht për kujdestarinë e djalit.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *