Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Mynih Hillary Clinton. Rama postoi disa foto nga takimi me Clinton teksa shkruan se ajo është mikja më e madhe e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Mynih – Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Munih prej ditës së djeshme, ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë. Kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, por edhe politikanë nga vende të tjera.