Një lajm i hidhur ka ardhur nga Dhoma Ekonomike e Gruas, se drejtoresha e Dhomës Ekonomike të Gruas, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Dhoma Ekonomike e Gruas, ku shkruan se “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”.
Klodiana Ajazi, prej disa javësh ndodhej në gjendje kritike për jetën, pas një komplikacion si pasojë e humbjes së fëmijës.
Në gjendje kritike për jetën, Ajazi u dërgua në Stamboll për trajtim të specializuar. Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët e Klodjana Ajazit, nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht.
Për këtë arsye u hap dhe një GoFundMe, për të mbledhur shumën prej 150 mijë euro për kurimin dhe shpëtimin e saj. Fatkeqësisht, trajtimi i specializuar dhe mjekimi në Stamboll, nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj.