I dogji gjatë natës me benzinë, lokalin dhe 2 automjete 62-vjeçarit, identifikohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Lezhë, ku një person dogji në mesnatë, me benzinë, lokalin dhe 2 automjete të një shtetasi. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç.

Policia ka arritur të identifikojë brenda pak orësh autorin, Ernest Cunin, dhe vijon punën për kapjen e tij.“Pas njoftimit se rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë, ishin djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në vendin e ngjarjes, brenda pak orësh, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. C., 57 vjeç, banues në Lezhë. Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *