E trishtë, pasi humbi fëmijën, ndërron jetë në moshë të re Klodiana Ajazi…

Një lajm i hidhur ka ardhur nga Dhoma Ekonomike e Gruas, drejtoresha e Dhomës Ekonomike të Gruas, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Dhoma Ekonomike e Gruas, ku shkruan se “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”.

Klodiana Ajazi, prej disa javësh ndodhej në gjendje kritike për jetën, pas një komplikacion si pasojë e humbjes së fëmijës. Në gjendje kritike për jetën, Ajazi u dërgua në Stamboll për trajtim të specializuar.

Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët e Klodjana Ajazit, nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht. Për këtë arsye u hap dhe një GoFundMe, për të mbledhur shumën prej 150 mijë euro për kurimin dhe shpëtimin e saj.

Fatkeqësisht trajtimi i specializuar dhe mjekimi në Stamboll nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj.

“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë. Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore”, – shkruan Dhoma Ekonomike e Gruas.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *