Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë, ku A.K, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij. Xh.K rreth 47-vjeç, bën me dije policia.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.