Lindur e rritur në Kombinat, sot police në Florida. Erida: Amerikanët më punësuan që 16 vjeç!

Erida Haxhiu është lindur e rritur në Kombinat të Tiranës, por prej 20 vitesh jeton me familjen në Florida, atje ku punon si police. Në “Opinion”, ajo rrëfen peripecitë e fillimit në një vend të huaj dhe se si ia doli të befasonte amerikanët me aftësitë e saj.

-Nga cila zonë e Shqipërisë je larguar?

Erida Haxhiu: Nga Tirana, jam lind e rritur në Kombinat.

-Je lind e rrit në Kombinat dhe je police në Florida?!

Erida Haxhiu: Po!

-Je nga ato policet që vë gjoba apo nuk ke lidhje?

Erida Haxhiu: Varet nga shoferi!

-Në cilin vit u transferuat në Amerikë?

Erida Haxhiu: Gjithë familja, në 2004-ën. Këtë vit bëjmë 20 vjet. Ka kaluar shumë shpejt.

-Në cilin vend të Amerikës u transferuat?

Erida Haxhiu: Në Naples, Florida.

-Ishte i vështirë ambientimi në fillim?

Erida Haxhiu: Vitin e parë vetëm kam qarë.

-Çfarë të mungonte vitin e parë?

Erida Haxhiu: Jeta, çdo gjë! Familja, shoqëria…Isha në gjimnaz, moshë e vështirë.

-Dije anglisht kur shkove?

Erida Haxhiu: Po unë isha e Kolegjit Turk shumë vite dhe kur erdha këtu kisha 5 gjuhë. Isha 16 vjeç dhe nuk iu besua se flisja gjithë këto gjuhë.

-Pra ti ishe e formuar me gjuhët e huaja dhe i befasove amerikanët.

Erida Haxhiu: Po dhe më dhanë punë që 16 vjeç.

Më tej Erida u shpreh se është dashuruar e martuar me një marins me të cilin kanë fëmijë dhe e vizitojnë shpesh Shqipërinë. Madje duke qeshur ajo përshkruan herën e parë që udhëtuan sëbashku në vendin tonë. “Në aeroport dolën të na prisnin nja 7 makina”, përfundoi Erida.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *