do_shortcode('[rt_reading_time]')

Vjen kthesa e madhe/ Si pritet moti javët e fundit të shkurtit? Sinoptikani tregon çfarë do të ndodhë me temperaturat

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 2 min.

Nëse keni bërë plane për këtë fundjavë, mund të vazhdoni të qetë, pasi temperaturat do të jenë në vlerat më të mira maksimale.

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë të ditura kushtet e motit këtë fundjavë, gjatë një lidhjeje direkte për një emision televiziv. Pamjet me poshte!

Kemi një mot që është kryesisht me diell në Ultësirën Perëndimore, por jo vetëm, edhe në zonat malore të paktën deri në orët e mesditës dhe pasdites. Më pas mbrëmja pritet që të sjellë kalime të vranësirave, por nuk priten reshje.

Dita e sotme mbetet me temperature të larta maksimale, të cilat shkojnë deri në 18 gradë. Për sa i përket fundjavës pritet që të kemi mot të qëndrueshëm. Gjatë paraditeve do të kemi më shumë diell dhe kryesisht në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore gjatë pasdites vranësirat pritet që të bëhen më të dukshme, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit përgjatë fundjavës do të jenë të larta me maksimalet që shkojnë edhe në 20 gradë Celsius, që janë temperatura 6 gradë më të larta se normalja e muajit shkurt.

Por jo vetëm vlerat maksimale të mesditës, edhe temperaturat e mëngjesit pritet të kenë një rritje në zonat malore. Do t’i kemi në 1 apo 2 gradë Celsius në qytete si Puka, Peshkopia dhe Erseka ndërsa në Ultësirën Perëndimore pritet t’i kemi nga 4 gradë Celsius në 10 gradë Celsius përgjatë vijës bregdetare temperaturat në orët e para të mëngjesit. Kështu që fundjava do të jetë e favorshme, me diell dhe temperature të larta. Parametri i erës nuk do të jetë problem, pasi do të jetë më shpejtësi 30 km-orë në det të hapur.

Për fat të mirë dhe e hëna nis me mot të qëndrueshëm me diell dhe kalime vranësirash që gjatë pjesës së dytë të ditës do të bëhen më të dukshme, pasi gradualisht pritet të kemi një sistem vranësirash dhe reshjesh të pakta shiu të afrohet që më prezente do të jenë në mesjave, duke filluar nga dita e martë dhe e mërkurë.

Dita e hënë do të vijojë të jetë më temperatura të larta edhe pse do të kemi një rënie të lehtë me 1.5 gradë Celsius.

Maksimumet do të jenë deri në 18 gradë Celsius edhe pse do të ketë një rënie të lehtë. Mesjava sjell një tjetër rënie të temperaturave të ajrit, duke u afruar në vlerat normale të shkurtit.

Parashikohet që shkurti të mbyllet kryesisht me temperatura të larta edhe pse herë pas here pritet të kenë temperatura afër vlerave normale, por do të jenë episode të shkurtra.

Related Posts

Elon Musk: Në të ardhmen, do ketë më shumë robotë se njerëz në planet

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Në të ardhmen do të ketë më shumë robotë se sa njerëz në botë, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk, i cili iu…

“55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku”, Rritja e pagave për këto kategori

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave kanë mbajtur konferencë për media. Në fjalën e tij para mediave, Murati është…

DRAMA E ORËVE TË FUNDIT/ Spanja në një përmbytje që nuk është parë prej shekujsh

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të paktën 62 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme të martën në rajonin lindor të Spanjës, Valencia,…

LAJM TRAGJIK! Humbin jetën në aksident prindërit e Alban Bushit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kanë humbur jetën në një aksident tragjik prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi. Aksidenti tragjik ka ndodhur në rrugën “Egnatia”…

Jonida Vokshi humb të atin/ Prek me fjalët e ndjera

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Babai i moderatores dhe aktores Jonida Vokshi ka ndërruar jetë ditën e sotme pas gjendjes të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka bërë…

FOTO/ 7 vite nga humbja e Adelës, mikja e saj bën postimin prekës: Kemi kaq shumë për të treguar!

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Lajmi tragjik i vdekjes së saj të parakohshme të gazetares së njohur, Adelajda Xhamani në moshën 31-vjeçare, la pas dhimbje të mëdha,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *