Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka ndaluar dy të dyshuar të moshave 46 dhe 53-vjeçare për shpërndarjen e fletushkave dy ditë më herët, ndërkaq një tjetër është në kërkim.
Dy të dyshuar të moshës 46 dhe 53-vjeçare janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut për shpërndarjen e fletushkave dy ditë më parë. Po ashtu, edhe një i dyshuar tjetër është në kërkim nga policia.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se janë bastisur katër lokacione. Ai ka thënë se personat e ndaluar janë në fazën e intervistimit, dhe se, sipas tij, ajo se çfarë do të ndodhë me ta do të vendoset pas intervistimit të prokurorit.
“Sot gjatë orëve të pasdites kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”, ka thënë Elshani.