do_shortcode('[rt_reading_time]')

GJKKO konfiskon pasuritë e Redjan Rrajës, mes tyre ‘Audi’ luksoz i Kejvina Kthjellës!

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 6 min.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive në zotërim të shtetasit Redjan Rraja dhe personave të tjerë të lidhur me të.

Rraja dyshohet se është personi që qëlloi mbi automjetin e prokurorit, duke lënë të plagosur prokurorin, Arjan Ndoj, mikun e tij, Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi” si dhe shoferin, Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spitalin e traumës.

Njoftimi për mediat:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

-Konfiskimin e pasurive të zotërim të shtetasit Redjan Rraja dhe personave të tij të lidhur.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, me vendimin Nr. 1 datë datë 07.02.2024 vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

II. Konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:

1. Pasuria me nr. 6/121-N9, zk 8160, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit Redjan Asllan Rraja.

2. Pasuria me nr.6/121-N8, zk 8160, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit Redjan Rraja.

3. Pasuria me nr.107/49+1-N2, zk 3292, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça.

4. Pasuria me nr.107/49-G103, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.

5. Pasuria me nr.107/49-G104, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.

6. Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës me nr.5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.

7. Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane FW262TW, me numër shasie WAUZZZ4G5GN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kthella sipas procesverbalit të datës 05 NëNtor 2019.

8. Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).

9. Shuma prej 2750 euro.III. Revokimin e sekuestros së vendosur mbi automjetin e markës Bentley, tipi Continental, me targë AA 033 UG, blerë nga shtetasi Redjan Rraja, me kontratë shitblerje automjeti me nr. 5272 rep, dhe nr. 2570 kol, datë 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë (nëntëqind mijë) lekë.

IV. Për ekzekutimin e këtij vendimi të ngarkohet znj. Edisnaida Sulaj, e cila është administratore pranë Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë, dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit.

V. Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara dhe personave të interesuar.

VI. Shpenzimet procedurale të kryera deri më tani, shpenzimet e parapaguara nga shteti dhe nga gjykata, referuar akteve të ekspertimit kontabël si dhe raportit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, i ngarkohen shtetasit Redjan Rraja, si dhe personave të tretë.

VI. Shpenzimet procedurale të kryera deri më tani, shpenzimet e parapaguara nga shteti dhe nga gjykata, referuar akteve të ekspertimit kontabël si dhe raportit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, i ngarkohen shtetasit Redjan Rraja, si dhe personave të tretë.

VII. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Dëshmia e Kejvina Kthellës

Hetimet e deritanishme kanë provuar se i hetuari Redjan Rraja, në orët e para të paradites, ka vajtur në qytetin e Durrësit. Sipas deklarimeve të shtetases Kejvina Kthella (datë 05.11.2019), e cila thotë se:“…

Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë.

Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.Ishin duke pirë diçka me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi.

Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon, Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit.

Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019 kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjeshtë kemi bërë bisedë normale. Unë komunikoj nëpërmjet telefonit tim, me numër 06924 XXXXX, Redjani disponon numrin e telefonit 06920 XXXXX”.

Dëshmia e Redian Rrajës

I pyetur në cilësinë e të ndaluarit, më datë 05.11.2019 (në prani të mbrojtësit të zgjedhur Besnik Çerekja) shtetasi Redjan Rraja ka shpjeguar ndër të tjera se:“…

Unë kujtoj që më datë 01.11.2019, kam qenë në Tiranë, në mëngjes dhe rreth orëve të paradites kam ikur në Durrës me automjetin tim tip ‘Audi A8’, me targë AA 005 XY dhe kam qenë i vetëm. Kam kaluar në autostradën Tiranë-Durrës dhe kam shkuar te kolaudimi, te Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për të bërë dokumentacionin e automjetit.

Pasi kam mbaruar dokumentacionin, kam bërë një xhiro në qytetin e Durrësit, në qytet, gjithnjë me automjetin tim dhe në kohën që kam bërë targat kam qëndruar në Durrës rreth 4 orë, por nuk e mbaj mend mirë.

Gjatë kësaj kohe, nuk më kujtohet të kem takuar dikë të njohur. Nuk mbaj mend mirë, por ndoshta kam pirë kafe në vendin e quajtur ‘Vollga’, Durrës. Jam kthyer për në Tiranë në autostradë rreth orës 5 të pasdites, po i vetëm, me automjetin tim dhe kam ardhur në Tiranë, në shtëpi”.

Këto deklarime të tij vijnë në kundërshtim me deklarimet e shtetasve Astrit L., Agron Ç., Henri Ç. dhe Hatiola B., të cilët kanë shpjeguar se ka qenë i hetuari Ariol Halilaj që ka marrë nga shtetasi Redjan Rraja automjetin e këtij të fundit, me qëllim targimin dhe ka qenë po Arioli, ai që e ka çuar mjetin tek Astrit L., etj.

Bashkëshortja e Redjan RrajësShtetasja Odesa Rraja, e pyetur si person që tregon rrethana të hetimit më datë 05.11.2019, bashkëshortja e shtetasit Redjan Rraja, gjithashtu rrëzon pretendimet e të hetuarit Redjan Rraja, teksa ndër të tjera ka deklaruar se:

‘Redjani ka numrin e telefonit 06920XXXXX dhe se ai aktualisht ndodhej në Belgjikë. Jam takuar me të para rreth një muaji (para se të ikte jashtë shtetit).

Unë flas përditë me Redjanin dhe ai më pyet për fëmijët. Unë e kam pyetur se ku ndodhet dhe ai më ka thënë se është në Belgjikë dhe lëviz edhe në Holandë…”

Përgjimi i vjehrrës së Redjan Rrajës

Shumë interes paraqet biseda e datës 11.11.2019, ora 09:38:12, bisedë që zhvillohet mes shtetases Leonora Shehu (e ëma e shtetases Odesa Rraja që është bashkëshortja e Redjan Rrajës), përdoruese e telefonit me numër 06938XXXXX (lejuar përgjimi me vendimin nr.952, datë 04.11.2019 të Gjykatës) dhe një shtetase të thirrur Vera.

Në këtë komunikim paraqesin interes këto biseda:

Leonora: Jo me jo… por kanë dalë llafe se shkonte me një tjetër mi… jetonte me një tjetër…

Vera: Uh!

Leonora: Ne e dinim se ishte jashtë moj motër, se dinim fare se ishte këtu. Kishte thënë se do vejë jashtë, do bëjmë dokumentet, se do vemi të jetojmë në Belgjikë.

Vera: Dëgjo këtu, motër. Po është ashtu, më mirë një orë e më përpara, të rrijë rehat vajza…

Leonora: Dëgjo, atij ia kanë futur, se nuk është i tillë ai që të arrijë gjer atje. Ai… çfarë nuk bën vaki moj motër. Duhet t’ia ketë futur ndonjëri, po se duhet të ikte andej për jashtë shtetit.

Ai donte të ikte pasi familja e dinte se ai nuk ishte fare këtu ai… Edhe gruaja dhe fëmijët e dinin që ishte jashtë shteti…Nga kjo bisedë del qartë se shtetasi Redjan Rraja, në përpjekje të ndërtimit të një alibie, ka përgatitur si familjarët, ashtu edhe shtetasen Kejvina Kthella se do të ikte jashtë shtetit.

Related Posts

Elon Musk: Në të ardhmen, do ketë më shumë robotë se njerëz në planet

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Në të ardhmen do të ketë më shumë robotë se sa njerëz në botë, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk, i cili iu…

“55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku”, Rritja e pagave për këto kategori

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave kanë mbajtur konferencë për media. Në fjalën e tij para mediave, Murati është…

DRAMA E ORËVE TË FUNDIT/ Spanja në një përmbytje që nuk është parë prej shekujsh

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të paktën 62 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme të martën në rajonin lindor të Spanjës, Valencia,…

LAJM TRAGJIK! Humbin jetën në aksident prindërit e Alban Bushit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kanë humbur jetën në një aksident tragjik prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi. Aksidenti tragjik ka ndodhur në rrugën “Egnatia”…

Jonida Vokshi humb të atin/ Prek me fjalët e ndjera

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Babai i moderatores dhe aktores Jonida Vokshi ka ndërruar jetë ditën e sotme pas gjendjes të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka bërë…

FOTO/ 7 vite nga humbja e Adelës, mikja e saj bën postimin prekës: Kemi kaq shumë për të treguar!

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Lajmi tragjik i vdekjes së saj të parakohshme të gazetares së njohur, Adelajda Xhamani në moshën 31-vjeçare, la pas dhimbje të mëdha,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *