Besi dhe Xhensila blejnë shtëpi 1 milionë euro te Kopshti Zoologjik, restorante, komplekse e klinika mbi 5 milionë euro nga Sauku në Kashar. Mister burimi i parave dhe aktiviteti i 9 kompanive

Me të ardhura modeste si artistë, por me një pasuri prej oligarkësh me vlerë miliona euro.

Bëhet fjalë për një nga çiftet më të famshme të showbizit shqiptar Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, dyshe e cila befas ka nisur të imvestojë në pasuri të paluajtshme 2-3 vitet e fundit, duke ngritur dyshime të forta për burimin e parave.

Teksa portalet ziejnë këto ditë për një ndarje të mundshme, temë e cila intrigon gjithnjë publikun, Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

Bëhet fjalë për katin e fundit të një pallati të ri, i përshtatur si shtëpi banimi. Prapaskena mëson se vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.Në Mëzez, Kashar, Bes Kallaku është pronar i një pasurie me vlerë mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, si dhe restorant, piceri, kënd lojërash etj., me emrin Burger Ija. Ky investim është bërë disa muaj më parë.

Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë. Bëhet fjalë për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.

Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me afresë te Liqeni i Thatë.

Ndërkaq, Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash. Aktoru i humori posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitja me burim të dyshimtë parash.

Ka disa elementë që ngrenë dyshime të forta për pastrim parash nga Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku.

Së pari, çifti i showbizit nuk ka trashëguar pasuri, pasi vijnë nga dy familje jo të pasura, si shumica e shqiptarëve.

Së dyti, çifti i showbizit nuk ka një historik biznesi. Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku dy bizneset kryesore, Silabel dhe Buger Ija, muaj e fundit.

Së treti, të ardhurat e ligjshme e çifti i showbizit vijnë nga paga e Besart Kallakut si aktor dhe Xhensila Myrtezaj si këngëtare.

Së katërti, dy vitet e fundit, kanë investuar disa milionë euro në pasuri të palujtshme, duke deklaruar blerjet dhe investimet në kontrata me kosto shumë të ulët në raport me vlerën reale të pronës.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *