Bëma tjetër e Arnisa Këlliçit, vendosi përgjues në banjot e gjykatës, kolegëve u tha se i ka instaluar SPAK-u (pajisjet i bleu në TEG), disa gjyqtarë disa net pa gjumë

Roli i gjyqtares Arnisa Këlliçi, nën hetim për dy akuza, e pezulluar nga detyra dhe e arratisur, po konsolidohet dita-ditës si regjizorja më e famshme e inskenimeve dhe telenovelave në Gjykatën e Tiranës, duke përfshirë edhe prokurorë, SPAK-un, gjyqtarë, kancelarë dhe KLGJ.

Prapaskena ka zbuluar detaje rreth një tjetër telenovele me protagoniste si regjizore Arnisa Këlliçin, e cila ka luajtur me kolegët e saj gjytarë dhe prokurorë, pikërish me pikën më të dobët: përgjime, hetime dhe SPAK, sot makthi i politikës, oligarkëve dhe gjyqësorit.

Gjyqtarja që i ka befasuar të gjithë, dyshohet se ka blerë pajisje përgjimi në një dyqan në TEG. Më pas i ka instaluar në banjot e Gjykatës së Tiranës.

Më pas ka informuar disa kolegë të saj se ishin nën përgjim dhe monitorim nga SPAK. Si ‘provë’ ka paraqitur përgjuesit e vendosur në banjot e gjyaktës, që dyshohet se i kishte vendosur vetë.

Paralajmërimi i saj është besuar plotësisht nga disa gjyqtarë, të cilët kanë kaluar shumë net pa gjumë, nën mjegullën e dyshimeve, paranojave dhe frikës.

Nuk dihet se pse gjyqtarja është investuar në këto merifete dhe proçka. Ka dyshime të forta se gjyqtarja mund të ketë ndonjë problem mendor, por nuk përjashtohet mundësia se këto veprime, përfshirë edhe letrën e kërcënimit, t’i ketë bërë për protagonizëm.

Në lojë ka hyrë edhe ish-gjyqtari Artan Gjermeni, i cili bën ndërmjetësin mes Arnisa Këlliçit dhe prokurorit Adriano Dyrmishi, që ky i fundit të shkojë në zyrën e gjyqtares dhe të ballafaqohen. Biseda mes Artan Gjermenit që bën ndërmjetësin dhe gjyqtares Arnisa Këlliçi është e regjistruar me audio.
AUDIO-BISEDA ARTAN GJERMENI-ARNISA KËLLIÇI:

Artan Gjermeni: Pse ta bëj unë telefonin e prishur? Mendon ta lëmë të takohemi?

Arnisa Këlliçi: Do vijë ai këtu, do vijë në zyrën tonë?

Artan Gjermeni: Nuk është ky problemi.

Arnisa Këlliçi: Të vijë dhe do jetë ballë për ballë, tek për tek me mua. Dhe do më shikojë në sy.

Artan Gjermeni: Në sy do të të shikojë. Ai tha, unë e takoj, s’kam asnjë gjë me Arnisën. Dhe tha po e shkruar unë që do ta vras Arnisën, po ma thanë, le të më pështyjë në surrat. Me atë jam nxehur, më tha. Kështu më tha, kështu të them. I thashë, i ke shkruar atij Donaldit që ty dhe atë do t’ja bëj kështu? Atij po, tha. Arnisës jo, tha.

Arnisa Këlliçi: Po ai e ka të regjistruar dhe me zë telefonatën. Dhe atë natë kishte qenë i pirë? S’dua ta di. Nuk ka rëndësi, por që të kuptojmë dhe kontekstin. Normal s’ka qenë. Në orën 00:00 të natës të marri njeriu dhe…

Artan Gjermeni: Dhe ai lloj njeriu nuk duhet të ketë qenë normal në atë kohë.

Arnisa Këlliçi: Tani vetëm të garantoj një gjë dhe po ta them si motër. Në qoftë se ai e ka thënë atë gjë që unë di që ka thënë, dhe nuk vjen këtu të sqarohet me mua, unë do i ndërroj pozicionin ku ulet në sallë të gjyqit. Mos më thënçin dhe do e bëj me aq sa mundem unë, ai nuk ma njeh kokën. Unë jam njeri i studiuar jashtë shtetit, e ruaj qetësinë, ama kam një moment që kur më kërcet nuk pyes.

Dhe mos mendojë që më ka gjë në dorë se s’më ka asgjë në dorë. S’ka lindur akoma ai burrë nëne që të më thotë mua do ta vras e do t’i bëj. Dhe ai nuk kupton një gjë. Unë dellin e kam shumë të fortë, nuk më ka asgjë në dorë, absolutisht asgjë, se mendon që mund të ketë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *