Policia ka shpallur në kërkim një farmaciste për shkak se i ka dhënë gabimisht medikamentet mjekësore një 38 vjeçareje. Si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia./abcnews.al