Gjiganti britanik, “The Telegragh”, shkruan për Shqipërinë, se si vendi ynë po shndërrohet në një destinacion turistik.
Tabloidi britani ka lajme te mira per turistet qe do te udhetojne drejt Shqiperise! Dy nga kompanitë me të mëdha, me kosto të ulët, që operojnë në sektorin ajror global, “Ryan Air” dhe “Wizz Air”, kanë shpallur si rrallë herë, fluturime konkurruese nga Britania e Madhe.
Shifrat tregojnë se vitet e fundit, numri i britanikëve në Shqipëri është rritur dhe shtimi i këtyre fluturimeve, mund të sjellë një fluks të pushuesve anglez në vendin tonë. Sipas artikullit, një tjetër arsye, është ngritja e aeroportit të ri në Vlorë. Ky i fundit do të ndryshojë të gjithë lojën e tur operatorëve pasi i zbret turistët në zemër të rivierës joniane. Kjo do të lehtësojë shumë operatorët që për të shkuar në Sarandë, duhet të kalonin nga Korfuzi.
Kaq i fortë është ky interes për udhëtime aq sa Shqipëria është destinacioni më i popullarizuar ballkanik duke eklipsuar Kroacinë më të famshme.