Nëna shqiptare i bën presion vajzës të mos ndahet nga burri, e lejon dhëndrin ta rrah para syve të saj

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Podujevë, ku një vajzë ka përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti, si dhe nga nëna e saj.

Siç mëson Sinjali, gjithçka dyshohet se ka ndodhur pasi viktima kishte marrë vendim që të ndahej nga burri, por është përballur më kundërshtimet e nënës së saj, që eskaluan në dhunë psikike e presion të madh.

Për të mos mbaruar me kaq, e njëjta ka përjetuar edhe dhunë fizike nga bashkëshorti, i cili po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, para syve të nënës së saj.

Kjo e fundit, përveç që nuk ndërhyri që ta ndalojë dhëndrin, ajo madje nuk e ka lejuar vajzën ta denoncojë rastin në Polici.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se përkundër tentativës që rasti të fshihet, Policia është vënë në dijeni dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Viktima dhe nëna e saj kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë, teksa njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *