Rëndohet bilanci pas sulmit të armatosur në Athinë, autori egjiptian vrau 3 persona në kompaninë ku punonte dhe veten

Sipas informacioneve të para nga policia greke, katër të vdekur është bilanci tragjik pas të shtënave me armë zjarri në kompaninë e transportit detar të familjes Karnesi në Glyfada.

Autori ishte një ish-punonjës që hyri në zyrat në rrugën Artemisiou dhe hapi zjarr me një karabinë, duke vrarë tre persona, para se t’i jepte fund jetës së tij.

Sipas informacioneve, nga të shtënat u vranë motra e pronarit të anijes Spyros Karnesi, Maria Karnesi , drejtori menaxhues i kompanisë së anijeve, Antonis Vlasakis, i cili ishte i martuar me motrën e Maria Karnesit dhe ish-kapiteni i kompanisë Ilias Koukoularis.

Sulmuesi egjiptian u gjet i vdekur në bodrumin e një ndërtese. Autori, ishte një ish-punonjës i kompanisë që ishte shkarkuar nga puna. Sipas të njëjtave informacione, ai ka qenë prej vitesh kujdestar në shtëpinë e familjes Karnesi në Petaliou.

Autori ka hyrë në ambientet e kompanisë nga parkingu, pasi pavarësisht se ishte pushuar nga puna, sërish kishte të drejtë të hynte në vend. Me të hyrë brenda, ai tha se do të hynte për të pastruar. Ai fillimisht është ngjitur sipër ku ka qëlluar dy persona dhe më pas është ndalur në katin e dytë ku ka qëlluar edhe një person tjetër.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *