Sara Gjordeni, ish-missi që ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar, së fundmi po bën bujë si banore e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Kur debatet dhe dinamikat brenda spektaklit më të ndjekur në vend nuk kanë të ndalur, një detaj i ri ka dalë në dritë, që ka të bëjë me pamjen e saj të shkuar.
Ndërkohë që Sara po përjeton një romancë me reperin Bardhin dhe ndërthurja e jetës personale me ish-partnerin e saj, këngëtarin Endrik Beba, ka sjellë edhe më shumë vëmendje ndaj saj.
Romancën me Bardhin e shohin me simpati shumë prej ndjekësve, por ka edhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre që zhvillohet në sy të kamerave.
Por, ajo që ka kapur së fundmi vëmendjen e fansave dhe të medieve rozë janë disa fotografi të Sara Gjordenit që datojnë nga vitet e saj të parë në botën e modës.