Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës i cili dëshiron të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
Disa ditë më parë, avokatët e Sali Berishës ankimuan në GJKKO vendimin e SPAK, që i refuzoi kërkesën ish-kryeministrit që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Sali Berisha ka kërkuar që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, megjithëse ndodhet në “arrest shtëpie”.
Pas përfundimit të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj e cilësoi vendimin e gjykatës si një ‘puç’ kushtetues e tha se është bërë me urdhër të Edi Ramës.