Gjuhëtari Xhevat Lloshi thotë se askush që nuk di të shkruajë shqip saktë gramatikisht në kompjuter nuk duhet të pranohet në punë në administratë. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV zoti Lloshi foli për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe.
“Në gjuhën e përditshme në të folur, zakonisht nuk e përdorim shkronjën ë. Por është e domosdoshme që si shkronjë ta shkruajmë. Do të bëj një krahasim të gjuhës me një çek bankar. E zëmë se kemi një çek bankar, ti a mund të bësh një shifër gabim? Sigurisht që jo sepse çeku nuk vlen. Edhe fjala për një shkronjë gabim nuk vlen. Për këtë dua të theksoj diçka. Sot në shumicën e llojeve të punës duhet të përdorësh kompjuter.