do_shortcode('[rt_reading_time]')

Nëse ju jeni 36 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 3 min.

…sepse e ke jetuar fëmijërinë duke shtrënguar dorën e gjyshes tënde, teksa ngrihej natën për të mbajtur rradhën e vajgurit, të qumështit e çdo çikërime tjetër për ta mbajtur frymën gjallë… ; sepse ke parë nënën tënde të ziejë çarçafë me kazanë të mëdhenj, me furnella me fitilë të nxirë, ku në mungesë të detergjentit, përdorej soda e bukës; sepse s’ke bërë kurrë dush, por ke tharë e ngrirë si qen i braktisur rrugësh, duke u larë me kanaçe e me sapun pesëmbëdhjetë lekësh; sepse ke parë veten të veshësh rrobat e dala boje të vëllait apo motrës më të madhe, ngaqë askush nuk ka pasur mundësinë të të blinte një bluzë të re për ditën e parë të shkollës;

Nëse je 36 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria, përveçse në rastet kur gjithçka ke pasur e ke , i ke gjetur qyl, ke lëpirë sahane, je shitur ,je blerë, ke spiunuar dhe tani ke mbetur “pa punë”. Mos ik nga Shqipëria nëse ke qenë në shkollë për të marrë dije e jo diplomë; mos ik nga Shqipëria, nëse je rrëzuar qindra herë, nuk je dorëzuar, por je ngritur sërish dhe ke gjetur veten, sepse sidoqoftë, nëse punon, mbase sot jo, por nesër po, mund ta blesh një biletë për të shëtitur në Europë, për të parë edhe bibliotekën, edhe teatrot, edhe arenat, edhe muzumet… për t’i parë o 36 vjeçar/e e më shumë, sepse për të mësuar për to, me një klik, e në sekonda, ti shkon atje ku do, ndryshe nga prindërit tanë që gjymtoheshin dollapëve e skutave, duke lexuar fshehurazi.

Nëse je 36 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria, se veç frikacakët zgjedhin t’i ikin problemit ; as mos i dëgjo ata që thonë: “duro edhe pak”! Mos duro, por mblidh një, ca, shumë, 36 vjeçarë të tjerë dhe kërkojini llogari Berishës, Ramës, Metës, Bashës, kryqëzoni ata që ishin e mos lejoni të tjerë që do vijnë, por këtë mos e bëni duke ikur, as duke diskutuar kafeneve: kujt ja mban më shumë hatrin kryeministri, Blendi Fevziut, Eni Vasilit, Rudina Xhungës apo ku di unë se ku tjetër shkon për intervista. Askush s’mund të kërkojë llogari për atë që ndodh, nëse nuk kontribuon vetë i pari; Karta e telefonit dhe thesi me miell nuk do ta shpëtojnë jetën e askujt, thjesht do ta zgjasin në mënyrë të mundimshme edhe pak ditë, edhe pak javë… ndoshta një sakrificë më shumë për urinë sot, në këmbim të dinjitetit nesër, ja vlen për ta provuar.

Nëse je 36 vjeç e më shumë mos ik nga Shqipëria, sepse nuk të pëlqen ajo që sheh në televizior, sepse ti e di mirë që televizioni në këtë vend e ka patur shkëlqimin dhe besueshmërinë e: “e tha televizori” dhe kur e thoshte televizori, s’e luante topi. Mos ik, po eja dhe më thuaj mua të parës: s’dua ta shoh më në televizor se çfarë thotë qeveria në tëitter, se kam profil vetë dhe mund ta ndjek, por dua të di, jo si vuajnë, por si argëtohen njerëzit në Maliq, në Rubik, në Ishëm a gjetkë. S’e ka fajin Shqipëria për llumin e ofruar në mediat tona; dhe as publiku nuk e ka! Ai merr atë që i jep., tjetër punë nëse zgjedh për të të ndjekur apo jo.

Nëse je 36 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria, për t’u kthyer një ditë, kur të kuptosh se ka ardhur koha jote. Koha nuk vjen me llambën magjike të Aladinit; kohën, vendosur në kontekstin social e bëjnë njerëzit; nëse ti ikën dhe pret që koha të vijë vetë, kurrë s’ka për të ndodhur. Ose ik dhe mos u kthe! Dhe mos fajëso askënd, vendin, për më tepër, përpara se të pyesësh vetën në pasqyrë: po ti, çfarë bëre?

Related Posts

Elon Musk: Në të ardhmen, do ketë më shumë robotë se njerëz në planet

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Në të ardhmen do të ketë më shumë robotë se sa njerëz në botë, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk, i cili iu…

“55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku”, Rritja e pagave për këto kategori

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave kanë mbajtur konferencë për media. Në fjalën e tij para mediave, Murati është…

DRAMA E ORËVE TË FUNDIT/ Spanja në një përmbytje që nuk është parë prej shekujsh

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të paktën 62 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme të martën në rajonin lindor të Spanjës, Valencia,…

LAJM TRAGJIK! Humbin jetën në aksident prindërit e Alban Bushit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kanë humbur jetën në një aksident tragjik prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi. Aksidenti tragjik ka ndodhur në rrugën “Egnatia”…

Jonida Vokshi humb të atin/ Prek me fjalët e ndjera

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Babai i moderatores dhe aktores Jonida Vokshi ka ndërruar jetë ditën e sotme pas gjendjes të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka bërë…

FOTO/ 7 vite nga humbja e Adelës, mikja e saj bën postimin prekës: Kemi kaq shumë për të treguar!

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Lajmi tragjik i vdekjes së saj të parakohshme të gazetares së njohur, Adelajda Xhamani në moshën 31-vjeçare, la pas dhimbje të mëdha,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *