Pas akuzës për ‘prostitucion’ dhe dënimit me 1 vit burg nga GJKKO, Alma Kaçi ka folur publikisht me anë të një video në lidhje me detajet, sipas saj që e çuan të filmonte Safet Gjicin.
Kaçi ka thënë për JOQ me anë të një video të publikuar, se ajo e kishte kryer punën e caktuar nga emisioni ‘Fiks Fare’ duke qenë, se ajo pretendon se punonte për stafin e tyre.
Nga ana tjetër ajo ka shpjeguar se kamera në gotë ka vetëm stafi i tyre dhe ka shtuar se ka bërë disa filmime dhe në disa bashki të tjera.
“Isha agjente e ‘Fiks Fare’, ata e kishin planin! Kamera në gotë ka vetëm ‘Fiks Fare’! Kam bërë filmime edhe në disa Bashki të tjera, nuk janë publikuar”, thotë Alma Kaçi në videon e saj.