Profesori amerikan: Kosova bëri auto-gol me dinarin, Albini duhet ta gjuaj topin përpara, jo prapa

Profesori amerikan i John Hopkins University, Edward Jospeh, në një shkrim të gjatë në profilin e tij në “X” ka shkruar për seancën e thirru nga Serbia në Këshill të Sigurimit. Jospeh ka qenë kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se falë një veprimi tjetër të pakoordinuar po detyrohet që shkojë në Këshill të Sigurimit, në vend që presioni ndërkombëtar të fokusohet tek Beogradi dhe tek votimi i ndodhur në Parlamentin Evropian për zgjedhjet serbe që supozohet të jenë plotë mashtrime

Jopseh thotë se Vuçiq në vend se të ishte në Serbi për t’iu shpjeguar qytetarëve të tij se pse vendi i tyre rrezikohet me ndërprerje të fondeve të BE-së për shkak të parregullsive në zgjedhje, atij iu dha mundësia që ta luaj rolin e mbrojtësit të madh të serbëve të Kosovës, me ndihmën e Rusisë dhe Kinës, shtete këto që në vazhdimësi e izolojnë Kosovën.

Joseph seancën në Këshill të Sigurimit e cilëson si një “cirk plotësisht të panevojshëm”, shkruan Express.

Tutje profesori amerikan ka thënë se seanca në Këshill të Sigurimit duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Kosovës. Joseph ka thënë se Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave të Kosovës nga populizmi i pandërprerë

“Tani është koha për të ndryshuar kursin”, shprehet Joseph.

Tutje profesori amerikan ka thënë se për çështjen e dinarit, kryeministri Albin Kurti duhej të prodhojë një plan dhe jo të ketë një ndalim, meqë është një çështje komplekse.

Joseph thotë se në terma shumë të thjeshtë “serbët e Kosovës që varen nga transaksionet nuk duhet të dëmtohen”.

Edward Jospeh thotë se e vetmja mënyrë për të rikuperuar rezultatin nga një auto-gol është që të shënosh në portën tjetër.

Këtë profesori amerikan thotë se Kurti mund ta bëjë duke ecur përpara me implementimin e vendimit për Manastirin e Deçanit dhe duke punuar seriozisht me Ambasadën e SHBA-së për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Shkurt, tregojini të gjithëve ndryshimin midis mënyrës se si një demokraci i trajton qytetarët e saj pakicë – dhe një autokracie të dëshpëruar për t’u kapur pas pushtetit. Godite topin përpara, Albin, jo prapa”, përfundon Edward Joseph.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *