Merr fund arratia për ish-anëtarin e bandës së Durrësit, arrestohet në Dubai Julian Meçaj

Julian Meçaj është arrestuar së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Julian Meçe i cili është lënë i lirë pasi është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen ka qenë një nga të shoqëruarit në Polici për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja.Meçe dyshohet se mund të jetë një nga porositësit e ngjarjes, pasi autorët kanë qenë me pagesë, dhe dyshohet se janë nga veriu i vendit.

Prokuroria e Posaçme zbardhi atentatin pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku ishte përgatitur jo vetëm atentati ndaj prokurorit, por edhe disa vrasje të tjera.

Në atë kohë u arrestuan Genti Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija ndërsa në kërkim u shpall koka që organizoi gjithçka, Plarent Dervishaj, po ashtu i dyshuar se fshihet në Dubai, që drejtonte bandën me miq e familjarë dhe Ramazan Rraja, i arrestuar tashmë nga policia, citon report tv. Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj i shpëtuan një atentati më 20 qershor 2019 në Durrës.

Për atentatit ndaj prokurorit Ndoja, Gjykata e Posaçme dënoi me burg përjetë Redjan Rrajën, si një nga ekzekutorët, ndërsa dënoi me 35 vjet burg Arjol Halilajn, në rolin e ndihmësit. Më 1 nëntor 2019, prokurori Ndoja ishte në automjet me Landi Muharremin apo njohur si Rrumi i Sukthit, dhe me Andi Malokun si shofer, i cili mbeti i vdekur.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *