Gjatë mbrëmjes së djeshme të Prime-t, Ledioni i dha një mundësi zgjedhjeje banorëve për të votuar se cila nga konkurrentet brenda shtëpisë do të kishte një mundësi për të komunikuar me vajzën e saj.
Bëhet fjalë për Ilnisën dhe Ledionën të cilat kanë lënë fëmijët e tyre jashtë për tu bërë pjesë e “BBV3”. Mes saj dhe Ledionës, banorët e votuan Ledionën për të telefonuar vajzën, mundësi kjo që ia dha Vëllai i Madh. Por Lediona vendosi që mundësinë e saj t’ja japë Ilnisës.