Shoferi s’u arrestua, familja e profesorit që u godit për vdekje nga vetura akuzon institucionet për manipulim provash

Profesori Ferhat Bejtullahi humbi jetën mbrëmjen e 2 dhjetorit, pasi u godit nga një veturë në rrugën ‘Bill Klinton’ dhe për pasojë pësoi lëndime të rënda, që nuk arriti t’iu mbijetojë përkundër që u dërgua në QKUK për trajtim. Por i dyshuari që shkaktoi këtë aksident me fatalitet, Vullnet Gashi, edhe pse u shoqërua në Polici, ndaj tij nuk u lëshua vendim për masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë, dy muaj më vonë kanë reaguar publikisht nga familja e të ndjerit Bejtullahu, të cilët kanë akuzuar institucionet për mosveprim të drejtë manipulim provash.

“REAGIM lidhur me mos veprimin e drejtë apo “manipulimin e provave” të institucioneve ligj-zbatuese në rastet e fundit, duke përfshirë rastin e babit tim.

SOT bëhen 2 muaj e 7 ditë nga tragjedia që goditi familjen time e unë sorollatem nga institucioni në institucion, dërgoj me dhjetëra emaila e nuk kam as një përgjigje – CKA PO NDODHE?

Pavarësisht rezistencës sime dhe refuzimit për t’u përfshirë në postime e dhënë deklarata për medie edhe pse më është kërkuar disa here në lidhje me rastin e babait tim, sot, kur po shoh që raste të ngjashme po vazhdojnë të ndodhin çdo javë, po e ndiej përgjegjësi morale të reagoj publikisht në lidhje mos veprimin apo “manipulimin e provave” nga institucionet ligj-zbatuese në rastet e fundit”, thuhet në postimin e vajzës së profesorit, Sihana Bejtullahu.

Sipas saj, mënyra se si Policia dhe Prokuroria kanë trajtuar rastin në fjalë, si dhe rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë, e shtynë të rrëfejë publikisht ‘padrejtësitë’.

“Këtë reagim nuk do ta shkruaja nëse institucionet do kishin kryer punën e tyre si duhet apo adresojnë shqetësimet tona me shkrim pas ndodhjes së rastit. Por, mënyra se si Policia dhe Prokuroria e Kosovës e trajtoi rastin e vrasjes së babit tim dhe vrasjes makabre të djalit 18-vjeçar në Podujevë ishte alarm tjetër që nuk mund ta shpërfillja dhe tregoj edhe padrejtësitë në lidhje me rastin e babit tim.

Babi im u godit me veturë, në pikë të ditës, midis Prishtinës e midis dhjetëra njerëzve tjerë që ishin pjesëtarë të komunikacionit atë ditë të 2 dhjetorit 2023.

Personi që ishte vozitës i makinës Porsrche 911, vendosi të shtypte gazin për të tejkaluar kolonën e krijuar te sheshi Bill Clinton (vend zakonisht shumë i ngarkuar) ku në mes të ditës të kalojë në traken (shiritin) e autobusit, ku goditi me shpejtës marramendëse një këmbësor, një burrë me emër e mbiemër, babin tim.

Po na rastisi edhe që vozitësi të jetë i biri i një personi shumë të pasur dhe të fuqishëm, jo vetëm në rrafsh ekonomik, por edhe politik. Rrjedhimisht, ky njeri, pavarësisht së kaluarës me disa vepra penale me fatalitet në komunikacion (që besoj mediat mund të marrin informata të saktë), nuk e ka mbajtur as një orë burg deri më tani!!!

Ndoshta një jetë, e as dy nuk mjaftojnë që prokuroria ta dërgojë dikë në mbajtje. Por teksa prokuroria mbase pret për më shumë jetë, për ne ajo jetë ishte GJITHCKA!”, thuhet në reagimin e familjes.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *