Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të korruptuar punonjësit e policisë për të mos i ndëshkuar me gjobë për shkeljen e rregullave të qarkullimit.
Por në VIDEON e publikuar nga policia shihet një rast i pazakontë. Për herë të parë në historinë e Policisë Rrugore një grua është arrestuar pasi ka tentuar të korruptojë policin.
Replikat:
Polici: Po këto për çfarë mi dhe?
A.K: Për të pirë një kafe.
Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.
Gjithashtu, një tjetër prej të arrestuarve është parë duke i dhënë 50.000 leke të reja policit, një shumë e majme për një shkelje rrugore.
“Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë pesë drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasit me iniciale, A.K 39 vjeç, G.H 30 vjeç, B.C 20 vjeç, E.C 50 vjeç, si dhe E.D 40 vjeç.