Dy vjet nga kallëzimi / SPAK ‘harron’ dosjen e koncensionit 130 milionë euro të laboratorëve. Kush janë përfituesit në letra Janis Karathano e Sokol Ramizi? Ku përfundojnë paratë?

Dy vjet më parë (janar 2022), Kontrolli i Lartë i Shtetit referoi në SPAK dosjen e koncesionit të laboratorëve të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes, një koncension me kosto 130 milionë euro.

Në kallëzimin e KLSH referohen shkelje konkrete, të cilat kanë diktuar fituesin e këtij shërbimi, në kundërshtim me ligjin, duke shkelur barazinë në tendera, me qëllim për të kanalizuar dhe ndarë paratë.

Nëse në rastin e Arben Ahmetajt, SPAK u vlerësua për intensitetin dhe thellësinë e veprimeve hetimore, duke kopsitur brenda disa muajsh një dosje korrupsioni të ngjashme me dosjet e FBI, në rastin e koncensionit të laboratorëve ka ndodhur e kundërta.

Duket se prokurori i çështjes ka ‘harruar’ këtë dosje me shumë elementë kompromentues për ish ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun dhe përfituesin në letra të parave publike Jani Karathano, pas të cilit mund të qëndrojnë një oligark dhe politikanë të lakuar për afera korruptive.

Në 23 korrik 2019 regjistrohet në Tiranë kompania LABORATORY NETWORKS, me kapital 10 milionë lekë, e cila do të zbatonte kontratën e koncensionit me vlerë 130 milionë euro të laboratorëve të analizave mjekësore pranë spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *