Prishtinasi ia shpërndan koleges numrin, 19-vjeçarja ngacmohet nga disa persona dhe përjeton shok

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se kështu po cenohet siguria, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i ngacmimit ka ndodhur së fundmi te rruga B në Prishtinë, por këtë herë situata është jo fort e zakontë.

Siç mëson Sinjali, viktimë është një 19-vjeçare e cila përfundoi në QKUK, si pasojë e shqetësimit të madh nga ngacmimet e disa personave që e telefonuan në numrin e saj kontaktues.

Por gjithçka ndodhi për shkak të një kolegu të saj të punës, i cili po dyshohet se ia shpërndau numrin te disa personave dhe të njëjtit e kanë shqetësuar me mesazhe e telefonata, deri në atë pikë sa vajzës iu përkeqësua gjendja.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar pa ndjenja në këtë qendër pasi ka përjetuar shok, por fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore tashmë është stabile.

Në anën tjetër, kolegu i saj që dyshohet se ka gisht në këtë rast është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Ngacmimi’.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *