Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, vallëtarja e njohur Lili Cingu, “Nder i Kombit” shqiptar.
Ajo është konsideruar për dekada me rradhë si “mbretëresha e valleve shqiptare”.
Lili Cingu qëndroi 45 vite në skenë. Ajo ishte e njohur për kërcimet me Rexhep Çelikun.
“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.