‘Mos ngacmoni plagën e vjeter’/ I vëllai akuzohet si ‘truri’ që ekzekutoi Fatmir Haklajn, Hasan Hykaj jep …

Hasan Hykaj, vëllai i Përparim Hykajt, i cili akuzohet nga familja Haklaj si ‘truri’ i vrasjeve të Fatmir Haklajt, vëllezërve dhe të afërme të tij, nëpërmjet një letre publike ka hedhur poshtë akuzat. Në letrën drejtuar të gjithë publikut, Hykaj bën thirrje që të lënë “Tropojën të qetë dhe të mos ngacmojnë plagë që ende kullojnë”.

Ky reagim i vëllait të Përparimit vjen pas një dokumentari me tri seri në “Top Story”, në Top Channel me titull “Haklajt e Tropojës”. Ai thotë se ka gjetur shtrembërime të së vërtetave dhe se familjarët e tij akuzohen si vrasës së anëtarëve të familjes Haklaj në bazë dyshimeve dhe thashethemeve. Ndaj Zylfije Haklajt, e cila akuzon drejtpërdrejtë atë dhe vëllain e tij, Përparimin si vrasësit e vëllezërve të saj, Hykaj shprehet se denoncuesja nuk u beson as vetë deklaratave që lëshon pa kurrëfarë doganë. Duke dhënë versionin e tij për ngjarjen, Hasan Hykaj nënvizon se emisionet e publikuara në “Top Channel” kanë plagosur rëndë me vetëdije zemrat e dhjetëra jetimëve, prindërve e familjareve të viktimave.

“Së pari: akuzohen Januz e Përparim Hykaj për dy sulme me mina duke sjellë si shkak grabitjen e makinës se Januzit në B.Curri. Sipas tyre prova na qënka një radio e tërhequr nga ministria për llogari të drejtorisë së Kukësit ! Njohësit e situatës të kohës nuk mund ta besojnë, që të interesuarit të mos e kenë zbuluar të vërtetën që ajo radio nuk kishte asnjë lidhje me drejtorinë e Kukësit. Eshtë rasti të thuhet që ka patur lakénj që merrnin rrogë në ministri por që, me shpërblim apo nga frika, u shërbenin krimineleve.Për të qënë i sinqertë mund të pranoj që ndonjë sherbëtor i tillë mund të ketë dezinformuar për të dëmtuar Januzin. Ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo lajthitje e akuzuesës që pretendon se kishte prova e informacione.”, shkruan ai.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *