do_shortcode('[rt_reading_time]')

Noton në para / Kush është bosi i kokainës që përflitet se ndau Xhensilën me Besin, lidhjet nga Tirana, Dubai deri në Amerikën Latine

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 5 min.

Personazhi shumë i njohur i TikTok-ut, por edhe me probleme të shumta me drejtësinë, Cllevio, ditët e fundit ka komentuar lajmet e shumëpërfolura të ndarjes së pretenduar të Xhensilës me Bes Kallakun, duke shprehur se shkak i ndarjes është pikërisht një person i tretë.

Sipas tij, bëhet fjalë për Eldi Dizdarin, partneri i ish-Miss Shqipëria Suada Sherifit, i cili për vite me radhë ka qenë i kërkuar nga drejtësia dhe tani ndodhet nën arrest në Dubai, atje ku fshihet dhe akuzohet për dosjen “Kompania Bello” në Itali dhe më gjerë, për narkotrafik nga Kolumbia.

Emri i tij doli në skenë edhe në përleshjen e ish-Bllokut, më 4 tetor 2018, ku pasi dyshohet se i kërkoi borxhin të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata, Ervin Matës, pajtoi Ervis Martinajn që ta zgjidhte çështjen, por komando i Zall-Herrit u tregua më i shkathët, duke mbrojtur biznesmenin. Ngjarja pati 1 të vrarë dhe tre të plagosur, mes tyre Martinaj.

“Sot ka ndarë Xhensilën nga Bes Kallaku, ky bosi. E ka blere Xhensilën me lekë, kuptoni ore?”- u shpreh Cllevio.

Ditën e djeshme, Xhensila reagoi ashpër dhe tha se emrin e tij nuk e ka dëgjuar ndonjëherë dhe se do të ndërmarrë masa ligjore për ato që shpifin për të.

Cllevio nga ana tjetër u kundërpërgjigj:“Ai emri E.D., gruan e tij e ka mbyllur në bunker me 4 shërbëtore dhe e do Xhensilën që të bëjë çuna. Ka marrë Xhensilën se i duket se bën çuna.

Xhensila ecën me bodyguard, Besi ka frikë nga bodyguardi. T’ia fusë një vizë dhe të këndojë “Sarile”. Kjo donte të më fuste mua në burg një herë. Nuk lë lokal pa shkuar dhe pa nxjerrë b*thën. Na kapi frika Xhensila [pas reagimit të saj].

”Bosi i kokainës dhe krimitEldi Dizdari njihet sot si bosi më i madh shqiptar i kokainës. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës.

Dizdari u arrestua në vitin 2020 në Dubai, aty ku fshihej pas arratisë nga Shqipëria. Ndalimi i tij erdhi pas një aksioni të ndërrmarrë nga Europol në 9 vende të Evropës.

Dizdari thuhet se ishte pjesë e organizatës së njohur si Kompania ‘Bello’, që drejtohet nga Dritan Rexhepi, që atëkohë ndodhej në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador.

Ndalimi i Dizdarit në Dubai, u bë për llogari të autoriteteve italiane, por ndërkohë emri i tij ndodhet edhe në skedarët e policisë shqiptare. Në një njoftimin lidhur me operacionin ndërkombëtar antidrogë të koduar “Los Blancos”, thuhet Denis Matoshi, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) – një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.

Por, Dizdari u lirua pas dy vitesh dhe aktualisht besohet se jeton në Dubai. Dizdari njihet si një person që bënte lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. Ai po ashtu, cilësohej nga mediat ndërkombëtare në artikujt e tyre “si një nga bosët e kartelit të drogës”. Martesa me ish- Missin Shqiptar, Suada Sherifin.

Eldi Dizdari është bashkëshorti i ish-misit Suada Sherifi, të cilin ajo ka preferuar që ta mbajë të fshehtë nga media. Fotot e tij me familjen numërohen me gishtat e dorës mirëpio jo pak herë ajo është shprehur për të publikisht.

Në vitin 2016, Sherifi, deklaroi në një intervistë se kishte gjetur djalin ideal me të cilin ishte gati të martohej, duke u shkëputur kështu pak nga bota e televizionit e duke iu përkushtuar më shumë partnerit të saj, i cili për të ishte ‘bota’ e për të tjerët ‘Bossi’ i drogës.

“Unë isha një vajzë single, kisha kohë që isha vetëm dhe në të gjithë morinë e njerëzve që tentonin, nuk kisha asnjë lloj interesi. Mirëpo nuk e di pse, por që në momentin e parë që ai erdhi në jetën time, më ka pëlqyer.

Ishte ai entuziazmi që mendoja se nuk do ta kisha kurrë, apo buzëqeshja dhe sytë me zemra që kisha humbur, shpresat se mund t’i kisha. Çdo gjë filloi natyrshëm, sepse kur është dëshira e mirë, gjërat janë shumë të thjeshta, shumë të lehta dhe shumë të bukura”.- është shprehur vite me pare Suada.

Ashtu sikurse Dizdari fshihej nga policia për të mos u kapur, duket se dhe dasma e tyre është bërë në të njëjtën formë.

“Në fakt, në fakt, unë e kam mbajtur pak të fshehtë, po unë jam martuar”, ka thene ish-Missi shqiptar në një intervistë vite me parë.

Biznesmeni shumë i pasur, Tropojani i larë në para u sigurua që ti jepte Suadës jetën që donte, të mbushur me veshje luksi, makina të shtrenjta e sidomos udhëtime në çdo cep të botës.

E gjjthë kjo dashuri u përbush me ardhjen në jetë të një vajze të cilën Suada e tregonte herë pas here në Instagram.

Tashmë nuk kemi se si ta ndjekim në këtë rrjet social pasi vajza e cila është ‘llastuar’ me paratë që vinin nga bota e krimit, e ka bërë profilin privat.

E vogla ka marrë karakteristikat e të dy prindërve, kështu ka treguart Suada në një interviste.‘Herë është kopja ime, herë duket kopja e të atit. Mendoj se është shumë miks prandaj na bën lëmsh edhe neve. Përsa i përket karakterit është shumë e vogël akoma’.

Jeta nuk i ka shkuar ‘vaj’ Suadës me partnerin e saj. Përveç se është stresuar nga lajmet e drogës, kokainës, bandave, ku bashkëshorti i saj bën pjesë, ky i fundit ia ka vështirësuar jetën pasi ia llaston shumë vajzën.

‘Bashkëshorti nuk më ndihmon fare, madje ma vështirëson punën sepse ai e llaston dhe kur ai vjen në shtëpi, e vogla tërbohet nga lumturia. Ata luajnë bashkë dhe ajo lodhet pak më shpejt dhe bëhet gati për gjumë. Kjo është njëfarë ndihme po ta mendosh. Unë mendoj se i takon nënës të kujdeset për fëmijët sidomos kur është akoma bebe.’

Tashmë Suada do të duhet ta rrisë e vetme vajzën e saj, pasi bashkëshorti do të duhet të përballet me shumë vite burg. A do ti rikthehet rrjeteve sociale ashtu si më parë?

A do ta shikojmë në gjykatë në mbrojtje të partnerit…na mbetet të presim se çfarë lëvizje do bëjë tashmë Suada.

Related Posts

FOTO/ 7 vite nga humbja e Adelës, mikja e saj bën postimin prekës: Kemi kaq shumë për të treguar!

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Lajmi tragjik i vdekjes së saj të parakohshme të gazetares së njohur, Adelajda Xhamani në moshën 31-vjeçare, la pas dhimbje të mëdha,…

Maya thyen heshtjen mbi divorcin: Ish-bashkëshorti im ka probleme me alkoolin dhe drogën

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 3 min.Disa muaj më parë, u bë me dije se këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj kishte probleme serioze me bashkëshortin e saj. Sipas…

“Ndalu Burim…”, po nxehet situata në Big Brother Kosova

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Burimi ka vazhduar t’u flasë kamerave brenda shtëpisë më të famshme e më të vëzhguar në vend. Teksa fliste ai kishte afër…

U qëIIua me thikë nga vëllai ky është i riu që humbi jetën në Prishtinë. Emri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Prishtinë. Vëllai qëlloi me thikë vëllain. Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në…

Nacionale: Shaip Mikullovci, biznesmeni i afërt me pushtetin, blen kompaninë Shell Kosova për rreth 60 milionë euro Lajmi i plotë në koment

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 2 min.Pak kohë më parë, Mikullovci, i cili është pronar edhe i disa bizneseve tjera, e ka blerë edhe IP Petrolin për rreth…

Mirupafshim vendlindja ime, unë po iki: Po lë familjen, shokët nuk do të kthehem kurrë!!!

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, kri*mit, dr*ogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *