E diela “e zezë”, dy të rinj vdesin në aksident, 8 të plagosur

Dy të vdekur dhe tetë të lënduar është bilanci i kësaj të diele tragjike si pasoë e dy aksidenteve rrugore. Rreth orës 17:30, në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Belorta dy makina u përplasën kokë më kokë.

Nga përplasja humbi jetën Elvis Mizaku, 35 vjeç. Pesë persona të tjerë u dërguan në spital pasi mbetën të plagosur rëndë. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet një manovër e gabuar e njërës prej makinave të përshira në aksident. Aksidenti i dytë tragjik u shënua në aksin “Librazhd-Perrenjas”, rreth orës 20:30.

Meglin Zeneli, 21 vjeç humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga. Si pasojë humbi jetën 18 vjeçari Dorian Belba, pasagjer. I lënduar mbeti shoferi dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në makinë Gerald Verçani dhe Janikos Jorgo.

Të tre u transportuan në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *