E dhimbshme: Ky është i riu që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Sadete Mekuli’.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima është 28-vjeçari, Liridon Sherifi. Gjatë mbrëmjes së djeshme, burimet e Sinjalit kanë pranuar thirrje nga një person, i cili ka pohuar se djali i tij është mbyllur në dhomën e tij dhe nuk është lajmëruar në thirrjet e babait.

Ekipi mjekësor i Emergjencës bashkë me njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pasi kanë hapur derën e dhomës ku ndodhej viktima, e kanë gjetur atë pa ndjenja.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *