Nusja 18-vjeçe i dha fund jetës pas një muaj martesë, vjehrra: Nuk është dhunuar nga djali, e bullizonin shoqet në shkollë!

Vetëm 25 ditë pasi u fejua, një 18-vjeçare nga një fshat i Lushnjës i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Dyshohet se shkak janë bërë konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin 24 vjeç, i cili është vënë në hetim. Ata kishin 2 vite që ishin njihur përmes rrjeteve sociale, thonë prindërit e djalit.

Ata përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme. Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë.

Prononcimi i vjehrrës

Nuk bën asnjë vakti që të ndodhte kjo gjë nga ana e çunit. Çuni e ka mbajt në pëllëmbë të dorës, neve e kemi mbajt në pëllëmbë të dorës. Dilni edhe pyesin nëse nusja ka pasur dhunë e torturë nga ne. Nuk bën vaki, nuk janë zënë kurrë. Nusen ne e kemi peshuar me gjitha gjërat. Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës. Çuni ka punuar, vjehrri punonte, dilte e bridhte me çunin ku t’i donte qejfi. Nuk ka pasur ankesë.

Kishit vënë re ndonjë shqetësim?

Në asnjë mënyrë. Vetëm qeshte e di tërë fshati që nusja nuk ka pasur ankesa. Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë. Ne s’dimë gjë fare. U dashuruan në rrjetet sociale, e donin njëri-tjetrin. Kishin 2 vjet që njiheshin, nusja s’na ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë dhe të thonte që pati torturë. Erdhi pasdite i tha çunit se iki se do jap një privim në shkollë, të bëj provimin dhe do vij. Çuni i rrinte pronto. Të mërkurën në darkë i tha, të enjten kam fol unë me nusen.

Shikoje (tregon bisedat me nusen): “Mirëmëngjesi a je mirë”.

Njësoj mezi po rri në këmbë se kam ethe.

Natën i them unë, muhabet grash.

“Do shkoj në shkollë dhe do vi”, mirë i them dhe unë iki në punë.

Nusen e kam pasur shumë të rregullt, se nga kush i ka ardhur ne nuk dimë gjë. Nuk jemi familje e dhunuar e me sherre e me llafe. Kur erdha më thanë ka helmuar veten motra e madhe, se janë dy motra. Mua më thanë për motrën e madhe. Qysh i thua ti kësaj nisje që është e dhunuar. Kam problemin e djalit, thotë do bëj hatanë që ka bërë ajo.

Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë. Edhe babai i djalit 24-vjeçar tenton ta orientojë situatën e rënduar të nuses së tij të ndjerë, tek shkolla, duke pretenduar se bullizohej nga shoqet. I pyetur nëse kishin vë re diçka që nuk shkonte te nusja, ai thotë se 18-vjeçarja ishte tip i mbyllur.

“Ka qenë në shkollë. Mund të ketë pasur ndonjë xhelozi nga shoqet. Se ja kanë bërë kot, a qysh, a tek, këto gjëra i dinë vetëm ata. Presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë.

Kishit vënë re diçka te nusja?

Ishte person që nuk shprehej, ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur kjo goca ka dalë nga shkolla duke qarë. Çuni vajti e mori te shtëpia, sa e solli këtu u largua për të pirë një kafe me kushëririn e vet. I shkruan që hajde se piva fostoksinë. Ta kishte pasur këtë presion nga ne, s’do i thonte çunit hajde më merr”, thotë babai i 24-vjeçarit.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *